Franca, propozim për daljen nga BE?

Marion Le Pen, mbesa e kryetares së Frontit Nacional, Marine Le Pen dhe zavendëspresidente e kësaj partie, ndodhet në Firence në vazhdën e përpjekjeve për me ndërtue nji rrjet të ri të të djathtës anti-bllok, të cilat morën hov me triumfin e Brexit’it dhe fitoren e Donald Trump’it në Shtetet e Bashkueme.

Në nji intervistë për “Corriere Della Sera”, ajo thotë se forca politike që përfaqëson kambëngul në rivendosjen e kufijve francezë, daljen nga zona e Schengen’it, arritjen e sovranitetit monetar dhe supremacinë e të drejtave të francezëve mbi ato europiane.

Nëse nuk ja dalim, ishin fjalët e 27-vjeçares, kemi me propozue nji referendum për shkëputjen e Francës nga BE’ja.