Franca zgjat gjendjen e jashtëzakonshme, qe deri kur!

Asambleja Kombëtare e Francës ka marr vendim me zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për gjashtë muej.

Kjo masë vije mbas sulmit të javës së kalueme në Nicë, në të cilin mbetën të vdekun 84 persona dhe mbi 100 të lënduem, kur nji kamion kaloi mbi ta.

Kujtojmë se gjendja e jashtëzakonshme në Francë asht shpall që mbas sulmeve terroriste që ndodhën në kryeqytetin francez, Paris në Nandor, ku mbetën të vdekun ma shumë se 130 persona, shkruen BBC.

Kryeministri Manuel Valls tha se Franca duhet të përgaditet për sulme edhe më vdekjeprumëse, pamvarësisht se qeveria që ai drejton ka ndërmarrë masat e duhuna.

Tue folë në debatin n’Asamblenë Kombëtare, ai tha se Franca ka me u dasht me mësue me jetue me kercënimin.

Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme në Francë simbas vendimit ka me zgjatë deri në fund të Kallnorit të vitit 2017.

Kjo asht hera e katërt që Parlamenti francez ka marr vendim me shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Këtë muej, presidenti Francois Hollande tha se ai nuk ka ndërmend për me zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme përtej 26 Korrikut.

Shtrimja e fundit ishte për të mbulue turneun e futbollit Euro 2016 dhe fundin e garës së çiklizmit Tour de France.

Nji komision i fundit i hetimit zbuloi se gjendja e jashtëzakonshme vetëm që ka nji “ndikim të kufizuem” në përmirësimin e sigurisë.