Franca zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme, shkaku i “Tour de France” dhe Europianit

Salford-Terror-Attacks

Parlamenti francez miratoi nji propozim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, të paraqitun mbas sulmeve terroriste në Nandor të vitit të kaluem.

Kjo gjendje e jashtëzakonshme asht zgjatë dhe ka me qenë në fuqi gjatë Kampionatit Europian të Futbollit dhe garës së çiklizmit “Tour de France”.
Dhoma e Naltë e parlamentit francez, ka zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme me shumicë dërrmuese, propozim qe u votue nga 209 deputetët dhe vetëm 30 ishin kundër, kryesisht nga partitë komuniste dhe ekologjike.

Gjendja e jashtëzakonshme u prezentue mbas sulmeve terroriste me 13 Nandor në Paris, ku u vranë 130 persona. Gjendja e jashtëzakonshme njiherë u vazhdue deri në Fror, dhe asht dasht me zgjatë deri me 26 Maj.

Gjatë Kampionatit Europian, i cili ka me fillue nga 10 Qershori deri me 10 Korrik, Francën kanë me vizitue dy milionë turista.