Francë, evakuohet për 30 minuta aeroporti i Toulouse

Toulouse-Blagnac Airport

Aeroporti i Toulouse në Francë asht evakuu mëngjesin e sotëm për arsye sigurie.

Në rrjetet sociale, udhtaret raportuen se ishin detyru të zbrisnin nga avionët dhe të dilnin nga terminali rreth orës 6:45 të mëngjesit.

Raportime të mavonshme në rrjetet sociale treguen se rreth gjysë ore ma vonë, punëtorët u thirrën të riktheheshin në terminal, ndërsa fluturimet vijuen simbas parashikimeve.

“France Bleu” raporton se n’aeroport janë pa forca të shumta të policisë dhe ushtrisë.