Frashëri po merret në pyetje, lajmin e konfirmon avokati i tij

Frashër Krasniqi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tashma gjendet në stacion të Policisë ku pritet m’u marrë në pyetje rreth rrahjes me deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka thanë për Indeksonline se faktet nuk munden m’u ndryshue meqë gjithçka ka qenë drejtpërdrejtë.

Simbas Gashit, meqë asht pa gjithçka, Krasniqi mundet me pshtue pa ndonji masë të randë.

“Momentalisht më kanë thirrë si avokat i Frashërit dhe për pak kohë do të merret në pyetje për ngjarjet që kanë ndodh në Klan Kosova. Masa e arrestit shtëpiak që i ishte shqiptue në rastin e quejtun si terrorizëm asht zavendësue me masën e lajmërimit në stacion të policisë. Frashëri e ka respektue këtë. Ajo që mund të themi asht se mundet me pshtue pa ndonji masë ma të randë sepse gjithçka ka qenë publike dhe ka qenë e incizueme. Faktet nuk munden me ndryshue”, ka thanë Gashi.

Zeka ma herët ka tregue se gjendet në polici dhe se e ka padit Krasniqin për sulm ndaj tij.

 

Shperndaje në: