Frik, droni ka me qenë ‘bodyguard’ i presidentit amerikan

Shërbimet Sekrete Amerikane duket se kanë gjete nji mënyrë të re mbrojtje për Presidentin Amerikan, Donald Trump.

Në Amerikë, vendet që kane me u vizitue nga presidenti, kane me u monitorue nga nalt me nji dron, rreth 100-120 metra nalt n’hava.

Simbas TechSot.Al, droni ka me qenë gjatë tanë kohës tue filmue video me rezolucion të naltë, për me monitorue sa ma mirë situatën në tokë. Ky ka me qenë në të njajtën kohë edhe nji lloj testimi për Shërbimet Sekrete amerikane, të cilat janë tue përmirësue survejimin e tyne nga qielli.