Frik pasuesit e Thaçit. Qe kush janë emnat!

Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit i ka lanë zbrazët tri poste, ate të kryetarit të PDK’s, zavendëskryeministrit dhe postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Zyrtarisht ende nuk dihen emnat që kane me zavendësojnë Thaçin në këto poste, por jozyrtarisht mësohet se Enver Hoxhaj asht pasuesi i tij në MPJ, ndërsa në parti, Kadri Veseli.

Mirëpo, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thanë se ende nuk kanë asgja konkrete rreth plotësimit të këtyne posteve.

Burime të “Zërit” kanë thanë se tashma asht e sigurt se Enver Hoxhaj ka me zavendësue Hashim Thaçin në postin e ministrit të Punëve të Jashtme.