Fshatnat e Kukësit zbrazen prej pasaportave bullgare

Bullgaria, vendi ma i varfën i BE’s asht kthye në burim shprese për qinda banorë të komunitetit goran të Kukësit, të cilët po emigrojnë masivisht si nënshtetas të Europës, falë pajisjes me pasaporta bullgare.

Banorët e zones së Gorës, e njohun per komunitetin e vet dygjuhësh, përmes nji furgoni në qendër të Kukësit me dokumente në duer nisen për nji udhëtim drejt kryeqytetit bullgar – Sofje.
Shoferi i furgonit, goran edhe ai nga Zapodi, e nisën këtë biznis dhe kur interesi për kartat bullgare u rrit, vendosën me ba nji linjë të rregullt Kukës-Sofje e kthim, për 60 euro.

 

Përgjatë dy dekadave të tranzicionit, ky komunitet asht tund shpesh nga ofertat për nënshtetësi ballkanase.

 

Në fillim të vitit 2015, fshatnat e Shishtavecit dhe Zapodit u vendosën në fokusin e medias për me ilustrue fluksin e naltë të largimeve nga Shqipënia dhe kërkesave për azil në vendet e BE’s.

 

Banorët e këtyne fshatnave përdorën pasaportat e reja bullgare për me nis nji jetë të re në Perendim, shumë herë ma të favorizueme se mija shqiptarë që përfunduen në kampet e azilkërkuesve.

 

Gjatë tanë javës para konsullatës bullgare në Tiranë sheh grupe të banorëve të zonës së Gorës, të cilët presin në radhë për me aplikue për nënshtetësi bullgare.

 

Radhë të pritjes ka edhe në shoqaten “Prosperitet Golloborda”, e cila ndodhet në lagjen Ali Demi të Tiranës.

 

Konsullata bullgare dhe shoqata “Prosperitet Golloborda” luejnë rolin e dy enëve komunikuese për kandidatët që aspirojnë nënshtetësinë e nji vendi të Bashkimit Europian.

Në selinë e shoqatës, BIRN vëzhgoi lëvizjen e shpeshtë të nji veture “Hyndai” me targa bullgare, pasagjer i së cilës ishte edhe nji punonjës i konsullatës.

 
Banorë të Gorës i thanë BIRN se aplikimet për pasaportë bullgare morën popullanitet të naltë prej vitit 2012, por procedurat u quejtën të pavlefshme dhe të interesuemit u këshilluen me i përsërit dokumentet.