FSK e angazhueme në luftën kundër terrorizmit

fsk

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Demolli priti në nji takim zyrtar përfaqësuesit e Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbimet e Armatosuna.

Ministri Demolli e ka njoftue delegacionin e Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosuna mbi zhvillimet në fushën e sigurisë në vend si dhe kërcënimet, me të cilat asht tue u ballafaque Kosova, tue përmendë: terrorizmin global, krizën e refugjatëve nga Siria si dhe kërcënimi i tretë e që asht kualifikue papunësia në vend.

Me këtë rast, ministri Demolli tha se, institucionet e shtetit kanë qenë dhe janë të angazhueme në luftën kundër terrorizmit.

Ministri Demolli në vazhdim u fokusue te bashkëpunimi ndërkombëtar i MFSK’s me shumë vende anëtare të NATO’s, shtetet europiane si dhe vende të rajonit

“Ne kemi marrëveshje zyrtare bashkëpunimi me shumë vende mike dhe të gjithë i çmojmë për bashkëpunimin e shkëlqyem, por partner i yni strategjik mbeten Shtetet e Bashkueme të Amerikës, përkatësisht Garda Kombëtare e Ajovës’’, ka thanë Demolli.