FSK, e gatshme me ndihmue n’Maqedoni

fsk

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Qeverinë e Kosovës, Haki Demolli, i ka thanë Radios Evropa e Lirë se janë të gatshëm me i dërgue ekipet e kërkim-shpëtimit në Maqedoni, por që për këtë duhet me u ba nji kërkesë formale nga shteti i cili kërkon ndihmë.

Demolli ka ba të ditun se deri tash nji kërkesë e tillë nuk ka ardhë nga autoritetet e Maqedonisë.

Ai ka shtue se për të dërgue ekipet e FSK’s jashtë vendit, kërkohet nji procedurë e theksueme dhe vendimi duhet të merret nga presidenti i Kosovës.

“Na shprehim gadishmëninë tonë si ministri e FSK’s të dërgojmë pjesëtarë të trupave tanë në vendin mik Maqedoninë, ku kemi nji bashkëpunim të mirë në sferën e sigurisë. Për këtë dërgim kam bisedue edhe me kryeministrin, Isa Mustafa, që me i dërgue ekipet tona, njësitet tona ma të mira, në veçanti ekipin e pregaditun të kërkim-shpëtimit me qëllim të gjetjes së personave të zhdukun”, ka theksue Demolli.