FSK gati me u ba Ushtri, e thotë edhe gjenerali amerikan!

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama me ftesë të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Europë, qendroi për nji vizitë pune në Weisbaden të Gjermanisë, ku u prit me nderime ushtarake nga komandanti i Ushtrisë Amerikane për Europë, gjenerallejtënant Ben Hodges, të cilin e ka njoftue për zhvillimet në FSK dhe rreth përgaditjes për Forcat e Armatosuna të Kosovës(FAK).

Komandanti i FSK’s, gjeneral Rama fillimisht pati takime me gjeneralin Hodges dhe stafin komandues, ku falënderoi gjeneralin Hodges për mbështetjen dhe bashkëpunimin që Ushtria Amerikane për Europë dhe SHBA në përgjithësi asht tue e dhanë për FSK’n.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e ushtarëve të Ushtrisë Amerikane në Ushtrimin fushor “Shqiponja 5” dhe me këtë rast, e njoftoi gjeneralin Ben Hodges, për zhvillimet në FSK dhe rreth procesit të planifikimit dhe përgaditjes për Forcat e Armatosuna të Kosovës(FAK).

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Europë, gjenerali Hodges shprehi gatishmëninë me vazhdue me mbështetjen e FSK’s, në ngritjen e kapaciteteve të saj dhe vazhdimin e ngritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK’s.

Ai gjithashtu shprehi mirënjohjen dhe entuziazmin e tij për profesionalizmin dhe gatishmëninë e pjesëtareve të FSK’s, që ai i ka pa gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite të dy komandantet u pajtuen me thellue bashkëpunimin dhe me vazhdue mbështetjen e FSK’s, në mënyrë që të bahet forcë kontribuuese e sigurisë.