FSK kërkon bashkëpunim nga ushtritë e vendeve mike

Kërkesat e Forcës së Sigurisë së Kosovës kane me u rritë për ushtritë e shteteve mike të Kosovës, me ndërrimin e misionit të saj. Kështu u tha sot në konferencën e parë të FSK’s për këtë vit, e quejtun “FSK dhe partnerët e saj”.

Në këtë konferencë ku morën pjesë përfaqësues të ushtrive të vendeve të ndryshme, u paraqit dhe u diskutue puna e FSK’s që prej konferencës së fundit të mbajtun në Tetor të vitit të kaluem, dhe nevojat e saj për ndihmë nga këta partnerë.

Ministri i FSK’s Haki Demolli, tha se qëllimi kryesor i kësaj konference asht intensifikimi i bashkëpunimit të FSK’s me ushtritë e vendeve mike, në zhvillimin e matejmë të FSK’s.

fsk

Ministri Demolli tregoi se të arritunat e FSK’s kanë të bajnë me nji numër ftesash nga vende të ndryshme për pjesëmarrje në disa aktivitete. Ai theksoi se në Qershor të këtij viti ushtarët e FSK’s kane me marrë pjesë në ushtrimet fushore “Anakonda”, të cilat kane me u zhvillue në Poloni.

Ndërsa komandanti i FSK, Rrahman Rama tha se FSK’ja ka avancue dhe kallxoi se kërkesat e FSK’s nga ushtritë e vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë rriten mbasi FSK ka me nderrue misionin e saj, derisa përmendi disa nga ndihmat që FSK ka marrë nga ta.

fsk1

Konferenca e ardhshme mbahet në muejin Tetor.