FSK merr edhe nji medalje të artë në Britani të Madhe

Skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e Forcë së Kosovës(FSK),e përbame prej 8 pjesëtarësh asht dekorue me Medaljen e artë në nji ndër ushtrimet ma sfiduese dhe ma prestigjioze në botë “Cambrian Patrol’’ në Wells të Mbretnisë së Bashkueme.

Simbas nji komunikate të MFSK’s, ceremoninë e dekorimit me medaljen e artë nga afër e ka ndjek edhe komandanti i FSK’s, gjeneral lejtnant Rrahman Rama i cili tue pa nivelin e sfidave gjatë këtij ushtrimi asht nda jashtzakonisht i kënaqun me performancën e skuadrës.

“Ushtrimi asht mbajt në tetë faza përgjatë muejit Tetor në Wells të Mbretnisë së Bashkueme, ndërsa skuadra e FSK’s ka zhvillue patrollën e saj 48 orëshe në fazën e 6 nga data 19 deri me 21 Tetor 2016”.

“Gjatë zhvillimit të patrollës skuadra e FSK’s edhe pse pjesëmarrëse për herë të parë ka tregue nji profesionalizëm të jashtëzakonshëm tue arritë të njajtin nivel me njisitë ma elite të ushtrive ma të zhvillueme në botë”,thuhet në komunikatë.

 

fskk

 

3-fskk