FSK në pritje të ‘Ditës D’

Komandanti i FSK’s, Rrahman Rama gjatë raportimit të tij para komisionit parlamentar për mbikëqyrje të FSK’s, ka thanë se kjo forcë po e pret vendimin politik për të nisë implementimin e planit dhjetëvjeçar që Kosova të ketë ushtri të mirëfilltë.

 
Tue fol në detaje për angazhimin, misionet dhe punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2015, Rama ka thanë se mbas ditës “D” apo vendimit politik, prioritet i Forcës do të jetë shndërrimi i Ministrisë së FSK’s në ministri të mbrojtjes.

 

 

Rama ka ba thirrje në investimin e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, mbasi simbas tij, ajo asht themeli i nji ushtrie.