FSK pranon pajisje në vlerë prej 9.2 milionë dollarë, dhuratë nga Ambasada amerikane (foto)

Në mjediset e kazermës, “Adem Jashari”, në Prishtinë, sot u organizue ceremonia e pranim- dorëzimit të donacionit të pajisjeve “Harris”, nga Ambasada e SHBA’ve në Kosovë për Kompaninë e Komunikimit, në vlerë 9.2 milionë dollarë amerikanë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zavendësambasadorja amerikane në Kosovë, Colleen Hylande, këshilltari ushtarak i ministrit, kolonel Fadil Hadergjonaj, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore ( KFT ), kolonel Naim Haziri si dhe përfaqësueses nga Ambasada e SHBA’ve në Kosovë dhe eprorë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pjesëmarrësit e kësaj ceremonie u njohën nga afër me këto pajisjet dhe me funksionin e tyne nga zavendëskomandanti i Kompanisë së Komunikimit, togeri Jeton Ahmeti, dhe zavendësambasadorja amerikane, Colleen Hylande, të cilët së bashku banë disa komunikime të atypëratyshme, m’i njoftue të pranishmit për rolin dhe randësinë e këtyne pajisjeve, jo vetëm për Kompaninë e Komunikimit, por edhe për FSK’n në përgjithësi.

Me këtë rast, ministri i FSK, Rrustem Berisha, falenderoi Ambasadën amerikane në Kosovë për bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyeme në vazhdimësi për FSK’n.

“Ky donacion për FSK’n asht mjaft i randësishëm, mbasi që Forca bahet moderne vetëm me pajisje të tilla moderne. Shpresojmë që në të ardhmen këtë sistem ta përdorim në komunikime të drejtpërdrejta me partnerët dhe aleatët tanë”.

Shperndaje në: