FSK shënon ‘Ditën e Forcës’

Forca e Sigurisë së Kosovës për nder të Ditës së Forcës organizon ‘Ditën e Hapun’ ku qytetarët munden me i vizitue tana kazermat e FSK’s, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Pomozatin.

Me ketë rast, Ministri i FSK’s, Haki Demolli viziton kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, dhe ka me dhanë nji deklaratë për media.

Po ashtu, edhe Komandanti i FSK’s, gjenerallejtënant Rrahman Rama pret në vizitë Ambasadorin e SHBA’ve, Greg Delawie për nder të ‘Ditës së Forcës’ në kazermën e FSK’s në Gjilan.

Në fund të vizitës, Ambasadori Amerikan Greg Delawie dhe Komandanti i FSK’s, Rrahman Rama kanë me dhanë deklaratë për media.