FSK vazhdon kërkimin deri në gjetjen e kampionit Sali Gërqina

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)  kanë me vazhdue edhe sot kërkimet me njisitë e zhytësve për gjetjen e trupit të Sali Gërqinës, i cili simbas Policisë së Kosovës ka kërcy në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshejt dhe nuk ka arritë me dalë nga aty.

Zadhanësja e FSK’s, Remzije Zeqiraj në nji prononcim për portalin Arbresh.info ka thanë se ekipet e shpëtimit të FSK’s kanë me vazhdue sot deri n’orët e vona.

“FSK ka me vazhdue edhe sot kërkimin e trupit në fjalë deri në gjetjen e tij ose deri në orët e vona”, ka thanë ajo.