FSK zhvillon ushtrimin fushor “Shqiponja 5”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka me realizue ushtrimin fushor “Shqiponja 5”.

Stërvitja e përgjithshme “Shqiponja 5” asht planifikue deri në detaje nga grupet planifikuese të FSK’s të mbështetuna nga ekspertë të fushave të ndryshme nga Garda Kombëtare e shtetit Iowa të Shteteve të Bashkueme të Amerikës (SHBA) dhe ka me realizue në bashkëpunim me institucionet dhe agjencitë civile vendore për reagim ndaj emergjencave.

Trupat e njisive të FSK’s kanë me qenë në lëvizje në të gjithë vendin gjatë 24 orëve, me qëllim ushtrimi, ku qytetarët do të kenë mundësi me pa lëvizje ma të theksueme në rajonin e Prizrenit, Malishevës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.