Fundi i Qershorit, koha kur heqen vizat për kosovarët!

Wolfgang Sobot

Regjimi i vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë planifikohet të hiqet në pako tue fillue nga fundi i muejit Qershor, ka thanë ministri i mbrendshëm austriak Wolfgang Sobotka, për televizionin austriak.

Ministrat e mbrendshëm të Bashkimit Europian takohen sot në Bruksel për me diskutue lidhun me procesin përfundimtar për heqjen e vizave për Turqinë, Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret në samitin e ardhshëm që mbahet në mes të Qershorit, transmeton sot televizioni austrika ORF.

Ministri i mbrendshëm austriak, Wolfgang Sobotka, në nji deklaratë për televizionin Austriak ORF që asht publikue sot, ka theksue se regjimi i vizave për këto vende planifikohet të hiqet në pako tue fillue nga fundi i muejit Qershor.