Fundjava me diell, por java tjetër me temperatura të ulta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë fundjavës ka me mbretnue mot me diell dhe vranësina të pjesshme, e javën e ardhshme ka me pasë reshje, ulje të temperaturave dhe erna.
Mot me diell dhe vranësira të pjesshme do të na shoqëroj gjatë këtyre dy ditëve të vikendit. Shtypja atmosferike do të jetë në rritje duke i ruajtura vlerat e normales. Temperatura më e ulët do të lëvizë ndërmjet 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, bahet e ditun në njoftim.