Fushata zgjedhore në jug e qetë, në veri e tensionueme!

Fushata zgjedhore në Mitrovicë për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit, e cila ka me zgjatë 30 ditë, ka fillue qetë në jug dhe me tensione në veri.
Në jug, përkatësisht në Mitrovicë dhe në Skenderaj, fushatën në ditën e parë dhe të dytë e ka hap PDK, me premtime të mëdha për qytetarët e Kosovës.

Edhe në veri të Mitrovicës fushatën e parë e ka hap PDK, e cila kandidon edhe me kandidat për kryetar të Komunës Veriore të Mitrovicës, e që asht nji grue, Gonxhe Qaushi.

Ndërkaq në veri që në fillim të fushatës disa nga subjektet politike kanë akuzue Listën Serbe se asht tue ba presion të “papamë” mbi kandidatët e subjekteve politike të tjera që të tërhiqen nga gara, e që ka rezultue me disa tërheqje.

Aq ma keq, simbas subjekteve politike serbe në veri, kandidatët që po tërhiqen nga gara po detyrohen m’u mobilizue për mbledhje të votave për Listën Serbe.

Në jug të Mitrovicës dhe në Skenderaj PDK ka nis fushatën me premtime të mëdha.

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, bashkë me kandidatët për asamblistë dhe me kandidaten për kryetare të Mitrovicës së Jugut, Valdete Idrizi, kanë takue qytetarët përgjatë rrugës kryesore të qytetit në jug.