Fushata zgjedhore tashma ka fillue!

Gati tri javë para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 11 Qershorit subjektet politike në Kosovë kanë fillue fushatën.

Pankarta të disa partive shihen gjithandej Kosovës, përderisa liderët vazhdojnë premtimet megalomane, tue thanë se vendi ka me u shndërrue në Zvicër të Ballkanit, shkruen sot Zëri.

Nji premtim të tillë ditë ma parë e bani kreu i PDK’s Kadri Veseli, partia e të cilit ka qeveris vendin për gati nji dekadë.

Shefja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thanë se të gjitha partitë duhet paraprakisht me marrë leje për fillim të fushatës, por siç tha ajo kjo që po bajnë partitë politike pa u shpall zgjedhjet nuk asht fushatë por parafushatë.

Ajo tha se nji gja e tillë nuk mundet me ju ndalue, mbasi që nuk ka asnji instrument ligjor me të cilin ka me mujt me u parandalue nji aktivitet i tillë.