Fusnota vazhdon me qendrue mbi emnin e Kosovës

Fusnota ende qëndron e ngrimë mbi Kosovën, kur zyrtarët nga Kosova zhvillojnë takime me zyrtarë të Bashkimit Europian.

Ministria për Dialog e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri në vitin 2012 pati thanë që “fusnota asht si fluskë bore që kalon mbas dimnit”, me ç’rast kishte paralajmërue heqjen e shpejtë të fusnotës nga emni i shteti të Kosovës, raporton Insajderi.

Por, fusnota ende nuk asht largue, mbasi që edhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Bashkimin Europian për lejimin e qasjes së Kosovës në programin e BE’s sot, nga kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e naltë e BE’s Federica Mogherini, fusnota qëndronte ende mbi emnin e shtetit të Kosovës.

Ndërsa, Edita Tahiri, prezencën e fusnotës e ka arsyetue me mos njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE’s. Për këtë, ajo ka shembull edhe Maqedoninë, e cila ka nënshkrue MSA’në me fusnotë për shkak të problemeve me emnin, me Greqinë.

“Ende pesë vende anëtare te BE nuk e kanë njoft shtetin e Kosovës edhe Maqedonia ka pasë fusnotë kur e ka nënshkrue MSA me BE’n, për shkak se Greqia nuk e njeh emnin e saj si Maqedoni, por si FYROM”, ka thanë Tahiri për Insajderin.