E fyejn futbollistin shqiptar, Ibraimi braktis Mariborin

Futbollisti me kombësi shqiptare, Agim Ibraimi, asht ba protagonist pa dasht i nji episodi racist në Ligën sllovene, që për nga përmasat duket vërtet i randë, tue gjykue dhe vendimin ekstrem të lojtarit për me lanë ekipin.

Sulmuesi nga Tetova, që militon me kombëtaren e Maqedonisë, ka konfirmue se do të largohet nga ekipi i njoftun i Mariborit, për shkak të fyemjeve të randa ndaj origjinës, familjes dhe fesë nga drejtori teknik i ekipit, Zlatko Zahovic.

Napërmjet faqes së fansave në “Facebook”, 27-vjeçari ka zbulue edhe komunikimin me mesazhe me drejtuesin e klubit, ku konfirmon fyemjet dhe ofendimet e bame n’adresë të tij.

Në situatën e krijueme, gjatë bashkëbisedimit me drejtorin teknik, Zahovic, Agim Ibraimi ka njoftue edhe se në përfundim të sezonit do të largohet nga Maribori, tue mos harrue me theksue se ekipin  do ta mbajë n’zemër.

Me Mariborin, që asht në garë për me mbrojtun titullin edhe në këtë sezon, lojtari i lindun në Tetovë ka shenue 10 golla në 27 ndeshje të kampionatit. Agim Ibraimi ka luejt 39 ndeshje me kombëtaren e Maqedonisë, tu’ shenue 9 golla.

Duhet theksue se iniciatori i konfliktit, Zlatko Zahovic, asht nji emën jo pak i njoftun në futbollin botnor. Ai fitoi zemrat e tifozëve në Botnorin 2000, me teknikën dhe gollat që e krahasonin me Beckham. Zahovic asht me origjinë serbe.