G20 elaboron listën e zezë të parajsave fiskale

g20

Vendet e G20 mendojnë ta elaborojnë nji listë të zezë mbi parajsat fiskale, shkruen agjencia e lajmeve AFP, percjellë republika.info

Simbas nji dokumenti të siguruem nga kjo agjenci, G20, vendet anëtare të cilit aktualisht janë takue në Washington, deshiron me i identifikue parajsat fiskale që nuk bashkëpunojnë në ofrimin e të dhanave mbi transparencën e ndërmarrjeve “offshore” – objekte investigimi të iniciueme nga gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”, dhe nga ICIJ mbi pjesëmarrjen e firmës panameze, Mossack Fonseca, në komplekset korporatave të aktiviteteve të paligjshme.

Simbas dokumenteve të sigurueme nga AFP, G20 pret të ketë “kritere objektive për identifikimin e juridiksioneve që nuk bashkëpunojnë në lidhje me transparencën fiskale”.

Këto kritere do të definohen në takimin e G20, i parapamë të mbahet në Korrik të këtij viti.

“Do të ndërmerren masa të rrepta nga anëtarët e G20 kundër juridiksioneve që nuk bashkëpunojnë”, thuhet në dokument.