G7: Nëse Rusia dështon në Marrëveshjen e Minskut, jemi të gatshëm për masa tjera kufizuese

Liderët e Grupit të Shtatë fuqive ekonomike (G7) kanë tërheqe vërejtjen se “janë të gatshëm me ndërmarre masa të matejshme kufizuese” kundër Rusisë, nëse ajo dështon gjatë me i plotësue kushtet simbas Marrëveshjes së Minskut, e cila synon përfundimin e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës.

“Sanksionet munden me u ndale”, kur Rusia e implementon në tanesi Marrëveshjen e Minskut, dhe e respekton sovranitetin e Ukrainës, thanë sot liderët e Shteteve të Bashkueme, Kanadasë, Britanisë, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Japonisë, mbas samitit dyditësh në Japoni.

Kremlini ka thanë se zgjanimi i sansioneve kundër Rusisë mundet me pase efekt negativ në ekonominë globale.