Gana hap Konsullatë të nderit në Prishtinë

Sot mbsdite u ba inaugurimi i Konsullatës së nderit të Republikës së Ganës në Prishtinë.

Valon Lluka konsull nderi i kësaj Konsullate tha se ky asht misioni i parë dhe i vetëm i vendeve afrikane në Kosovë.

Ai tha se përgjegjësia e tij asht që me i promovue marrëdhaniet politike, ekonomike dhe kulturore.

Lluka bani të ditun se Konsullata ka me shërbye për lshimin e vizave dhe promovimi ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të Ganës në Kosovë.

Ndërsa, ambasadori i Ganës në Ankara, Ibrahim Abaz, tha se janë krijue marrëdhaniet politike në vitin 2012 mbas pranimit të Kosovës.

Në inaugurim ishte prezent edhe kryetari i AKR, Behgjet Pacolli, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.