Gani Geci shpallet fajtor, qe sa vite denohet!

Gani Geci asht denue sot nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Gjykata ja ka shqiptue Gecit denimin unik prej 4 vjetësh e gjashtë muej burg.

Për vrasje të randë Geci asht denue me 4 vjet burg, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 10 muej.

Pastaj gjykata ja ka unifikue denimin.

Gjykata e ka lirue Gecin nga akuza për perdorim armësh, tue u arsyetue se kjo vepër asht konsumue në denimin për vrasje.

Gani Geci akuzohej për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në qendër të Skenderajt më 4 Gusht të vitit të kaluem. /kallxo.com/