Gani Koci ‘godet’ PDK’n. Qe qysh e pse!

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gani Koci, ka folë rreth vendimit të fundit, të dy liderave të partive në pushtet, për plotësimin e posteve qeveritare mbas shkuemjes së Hashim Thaçit president, ku emni i tij ishte propozu në kryesi të PDK’s për postin e ministrit të Drejtësisë.

Koci, i cili tash mban postin e zavendësministrit të Zhvillimit Ekonomik, n’intervistën për gazetës “Epoka e re” ka ba me dije se për mos emnimin e tij në postin e ministrit të Drejtësisë duhet me dhanë sqarime kryesia e PDK’s, pjesë e së cilës asht vet.

Koci ka tregu se kryesia e PDK’s më 13 Maj kishte marrë vendim që ai së bashku me Hajredin Kuçin dhe Enver Hoxhajn të jenë të nominuemit e PDK’s për postet që duheshin plotësu në Qeveri, mbas kalimit të Thaçit në Presidencë.
Ai ka thanë se vendimi i kryesisë së PDK’s për me propozue për ministër të Drejtësisë asht përkrah në mënyrë unanime.