Gani Koci: Krejt çka ka thane Geci për Selimin asht e vërtetë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ditëve të fundit ka thanë se gjatë luftës ka qenë dëshmitar kur nji ditë në fshatin Polac, komandanti i UÇK’s Adem Jashari, gjatë nji mosmarrëveshje që kishte me deputetin aktual të Vetëvendosjes, Rexhep Selimin, i kishte thanë para 30 ushtarëve se “ka me ja nxjerr gabzherrin”.
E simbas Gecit, dëshmitarë për këtë në mesin e të tjerëve ka qenë edhe ish-themeluesi i UÇK’s Gani Koci.
Nuradin Lushtaku, Gani Koci ,Fadil Kodra, Xhafer Koca, Isuf Hoti, Gani Kabashi, Musli Geci, Sylejman Selimi, Xhevahire Geci dhe shumë te tjerë janë të gjallë nëse donë me tregua të vërtetën”, kishte shkrue Geci në Facebook.
E i kontaktuem nga indeksonline, Koci ka konfirmue se ajo që e ka thane Geci asht shumë e vërtetë.
Mund të them se gjithçka që ka thënë Gani Geci është më se e vërtet”, tha ai.