Ganimete Musliu e quen Glauk Konjufcën bandit të Vetëvendosjes

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quejt deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, bandit i cili simbas saj, nuk ka të drejtë si arrogant me fole në Kuvend se kush mundet me u ba kryetar i legjislativit.

Statusi i plotë i deputetes Musliu:

“Glauk Konjufcës po i duket vetja si Zeusi në tokë, për të përcaktuar vullnetin e qytetarëve, të drejtën kushtetuese se kush duhet të zgjedhet kryetar i Kuvendit dhe për të përcaktuar fatet e njerëzve. Glauk ti dhe banda jote kriminale Vetëvendosje e mollotoviqëve mund t’i bëni këto lojëra me të tjerët dhe Isa Mustafën që e keni shti nen kthetra, por je shumë i vogël bashk me banditët tjere të vegjël me na përcaktu neve udëeheqësit tanë. Nuk ka mujt Serbia me na diktu e po mundet rrogaqësia e juaj të na diktoj agjendën e institucioneve tona”.