Gara n’Amerikë. Clinton e ‘thumbon’ keq Trumpin!

Kandidatja demokrate për Presidente të SHBA’ve, Hillary Clinton, në nji tubim në Pensilvani ka folë për kundërkandidatin e saj, Donald Trump.

Ajo ka folë për të bamat e Trump në biznis.

“Imagjinoni të kemi nji President që ka borxh miliona dollarë ndaj bankave ndërkombëtare dhe në bankat e tjera por që nuk na tregon”, ka thanë Clinton.

“A do i vë ai interesat e Amerikës para interesave personale?”, ka pyet Clinton.