Gara për kryetar të Prishtinës, nga PDK’ja hyn edhe nji emën i ri

Të Ejten asht mbajtë Kuvend i parë zgjedhor i Degës II të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë.

Në këtë Kuvend zgjedhor morën pjesë 121 delegatë, ku Nijazi Gashi, u zgjodh kryetar i Degës II të PDK në kryeqytet, raporton “Epoka e re”. Po ashtu, në këtë kuvend asht zgjedhë edhe Kryesia e kësaj dege.

Dega II e PDK në Prishtinë unanimisht ka propozue si kandidat të mundshëm të PDK’s për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit, kryetarin e sapozgjedhun të kësaj dege, Nijazi Gashi.