Gara për Sekretar të OKB’s, kjo asht pozita e Jeremic

vuk-jeremic-un-foto-ap-1462915090-903467

Kandidati i Serbisë për sekretar të përgjithshëm të OKB’s, Vuk Jeremic, ka marr vendin e tretë në raundin e trete joformal në garën për zavendësuesin e Ban Ki-moon.

Ish-ministri i jashtëm i Serbisë, ka fitue 9 vota pozitive, 4 negative dhe 2 të padefinueme, gja që asht rezultati i tij ma i miri në katër raunde.

Simbas burimeve të B92, vendin e parë e ka kandidati portugez, Antionio Guterres me 12 vota pozitive, 2 negative dhe 1 neutrale, ndërsa në vendin e tretë asht kandidati sllovak, Miroslav Lajcak (10-4-1).

Mbas Jeremicit asht vendosë kandidati nga Maqedonia, Srdjan Kerim (8-7-0), Susana Malcorra (7-7-1) nga Argjentina, Irina Bokova nga Bullgaria, Danilo Turk nga Sllovenia, Helen Clarck nga Australia, Christiana Figueres nga Kosta Rika dhe Natalia Gherman nga Moldavia.