Garanton kryeministri: Qytetarët frik kanë me levizë pa viza!

isamustfaa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa që asht edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përvjetorin e 26 të themelimit të degës së kësaj partie në Prizren, ka falënderu secilin prej njerëzve që ka kontribu për LDK’n.

Ai ka thanë se qytetarët e vendit kanë besim në subjektin e tij dhe personalisht vet do të bajë të pamundurën që të mos i zhgenjej asnjiherë.

Nga aty ai ka thanë se duhet ta çojnë deri në fund amanetin e Presidentit Rugova dhe Familjes Jashari.

Ma tej ai ka thanë se shpreson që nuk do të shkojnë javë e muej e që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin pa viza.

Mustafa ka vazhdue që t’i bajë thirrje opozitës që të heqin dorë nga dhuna.

Me rastin e 26 vjetorit të LDK’s në Prizren nji numër i të rijve u anëtarësuen në këtë subjekt.