Garës për Prishtinën mundet me i hy edhe Presidenti…! (foto)

Katër subjektet politike – PDK, VV, LDK dhe AAK – kanë ba të ditun kandidatët e tyne për kryetar të Prishtinës.

Ndonëse në AKR ende nuk ka vendim të premë se kush ka me qenë kandidat i këtij subjekti, kësaj gare, simbas burimeve të Telegrafit, pritet me i hy vetë Presidenti i këtij subjekti, Behgjet Pacolli.

Ndonëse partitë kanë dorëzue në KQZ listat me emnat e kandidatëve për Kryetar komunash dhe kandidatëve për asamble, AKR siç duket ka me ndryshue këtë listë tue respektue afatin ligjor prej 48 orësh.

Thuhet se Pacolli asht tue shqyrtue këtë mundësi me kandidue për kryetar të Prishtinës.

“Ende nuk ka marrë ndonji vendim definitiv, por asht tue shqyrtue nji mundësi të tillë”, ka thanë i njajti burim.