Gashi: Enver Hoxhaj nuk asht kompetent me u deklarue dhe me caktue data për Demarkacion

Gashi: VV asht ba instrument i pushtetit në shikim të parë, doket që pavetëdijshëm, por mundet me ndodhë edhe e kundërta.

“Vendimi i Kryeministrit Mustafa qe Demarkacioni te heqet nga rendi i dites ishte vendim i duhun, ndersa deklaratat e Opozites per nji triumf ate dite, jane te papranueshme”, keshtu ka thane deputeti i LDK’s, Arben Gashi ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Tue komentue deklaratat e Ministrit te Jashtem, Enver Hoxhajt per caktimin e kohes per votimin e Demarkacionit, Gashi ka thane se Hoxhaj nuk asht kompetent me dhane pergjigje kaq eksplicite, qysh ka thane ai, per kete cashtje.

Ai ka thane se ate dite ka pase siguri, tue ju referue Listes Serbe, te cilet kane deklarue se nuk kishte siguri ne diten kur duhej te votohej per Demarkacionin.

Ndersa, per terheqjen nga rendi i dites te Demarkacionit, Gashi tha se, Kryeministri ka konsiderue se nuk ka pase vullnet ne mesin e deputeteve per me votue.

Gashi ka thane se, ne fazen finale para 1 Shtatorit ka pase takime per me u njoftue lidhun me kalimin e Demarkacionit, ndersa thote se, mbas 1 Shtatorit nuk ka njohuni se ka pase takime te tilla.

Deputeti i LDK’s thote se, duhet me u gjete nji mekanizem qe ka me krijue koncensus politik, sepse ka me qene shume e veshtire qe Demarkacioni me kalue.

Ai thote se sjellja e Opozites kohet e fundit ka qene normale, tue mos pase dhune e akte tjera te pahijshme ne Kuvend.

Gashi ka thane ne Rrokum Roll se, nese Koalicioni qeverises vendos me veprue njianshem ne rastin e Demarkacionit, atehere “na i dijm deklaratat e Opozites se kane me u mundue me parandalue nji gja te tille”.

Ai ka thane ne vazhdim se, Vetevendosje ne menyre te pavetedijshme asht shendrrue ne nji instrument te Pozites, sepse me sjelljet e tyne po bajne qe, partite ne pushtet te kene sjellje asisoji, qe po gezojne simpatine nga nderkombetaret. Ai ka shtue se, Vetevendosje asht rrezikues virtual i sigurise ne Kosove, tue ba qe ne kete menyre me u aktivizue rrezikuesit reale, tue permend edhe strukturat e SHIK.

Gashi ka thane se e vetmja parti e pranueme nderkombetarisht nga Kosova asht LDK’ja.

Deputeti Gashi ka komentue sulmin ndaj objektit te Kuvendit, tue thane se nuk mendon qe VV’ja ka gisht ne kete, sepse nuk ka kuptim nji gja e tille, simbas tij.

Gashi ka fole edhe per sigurine ne Kosove, tue thane se, nuk ka rrezik te jashtem per Kosoven, per shkak se, sic ka thane ai, Kosoven e mbron nji fuqi e madhe botnore sic asht NATO.

Sa i perket liberalizimit, Gashi ka thane se, BE mundet me ndale procesin, tue pa tensionet lidhun me Demarkacionit.

Gashi, po ashtu, ka thane se ka ardhe koha qe ministrja Edita Tahiri te largohet nga procesi i bisedimeve me Serbine./Rrokum.TV