Gashi: Hajredin Kuçi don me dhane doreheqje per me ike nga pergjegjesia

“Nese jep doreheqje, mundet me qene shume e damshme, sepse ky ka qene kryesuesi i Komisionit per Gjykaten Speciale, ku u nenshkruen ato marreveshje”, tha avokati Tome Gashi, si i ftuem ne Rrokum Roll, lidhun me mundesine qe Ministri i Drejtesise Hajredin Kuçi me dhane doreheqje.

“Kishte me qene mire me dhane doreheqje sa ishte kryesues i Komisionit ne Bruksel”, theksoi ai. Gashi tha se tue e pase parasysh se Kuçi e ka pase gjithmone mbeshtetjen e Thaçit, asht e paimagjinueshme qe ai me dhane doreheqje pa u konsultue me te.

“Ishte tregue ma burre me dhane doreheqje pa u perzi me Gjykaten Speciale, me u doreheq para se me u krye te gjitha obligimet ligjore per Specialen”.

Gashi vleresoi se Hajredin Kuçi duhet me qendrue ende ne ate pozite. Ai shtoi se LDK ka me dale keq nga krejt kjo pune per shkak se ka me u duke sikur asht kunder luftareve te Kosoves.

“Populli ka me qene konfuz, se nuk e dijne qe bahet fjale per lojna politike”, vleresoi Gashi.

Ne vazhdim te bisedes per Gjykaten Speciale, avokati shtoi se kurrkush nuk mundet me ndale Specialen, as PDK e as LDK, e qysh tha ai “as ata qe me qellim kane nenshkrue gjana te kqija, per me mbrojte veten ne njifare menyre”.

Gashi ne vijim kallxoi se ne marreveshjen e Gjykates Speciale qe tashma asht me ligj, nuk caktohet se kur ka me perfundue punen kjo gjykate.

“Si serbet qe po vdesin ne burgjet e Hages per shkak te gjykimit te zgjatun, njajte ka me ndodhe edhe me ata qe kane me shkue ne Speciale nga Kosova”, dha mendimin e tij avokati.

“S’asht e vertete qe protesta e shtye per festen e Pashkeve, u shtye per shkak te qendrimeve te ndryshme”, tha Gashi lidhun me protesten e shtyeme te opozites, tue shtue se protesta asht dashte me u mbajte edhe pse ka qene feste.

“Une kisha dale prape, pa marre parasysh qe jane Pashket”, tha ne fund avokati Gashi.