Gashi: ITU ndan vetëm kode shtetnore (video)

Kodi telefonik +383 që ka me ju nda Kosovës simbas marrëveshjes së arritun në Bruksel, nuk asht kod gjeografik, por kod shtetnor.

 

Ky kod asht i ngjashëm me ato të shteteve të tjera, sepse Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) ndan vetëm kode shtetnore.

 

Kështu ka thanë drejtori i Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, n’intervistën për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online.

Simbas tij, nga ky kod Kosova përfiton në aspektin shtetnor, por dhe i kursen miliona euro.
“Përfitime të mëdha ka edhe n’aspektin ekonomik, janë analizue në masë të madhe humbjet që janë shkaktue në mënyra direkte për të dy operatorët tanë që nga mbaslufta e deri tash.
Ato humbje kanë rezultue rreth 220 milionë euro”, ka thanë nder të tjera Gashi.