Gashi ja kthen Veselit: PDK’n s’mujna me mbajtë me zor, udha e mbarë ju qoftë!

Nëse Partia Demokratike e Kosovës vendosë me shkue në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, atëherë Lidhjes Demokratike të Kosovës s’i mbetet me ba gja tjetër përpos me respektue vendimin e partnerit të koalicionit qeverisës.

Këtë deklaratë e ka dhanë deputeti i LDK’s, Arben Gashi për KlanKosova.tv, e po ashtu ka shtue se nga partia e tij, nuk do të ketë përpjekje për me vazhdue bashkëqeverisjen me PDK’n, nëse kjo parti vendosë me braktisë koalicionin.

“Nuk mendoi se Kadri Veseli ka paralajmërue zgjedhje ende. S’kemi nji vendim final. Duhet t’i presim dhe më pas LDK’s i mbeten dy zgjidhje, me gjetë partner tjetër në qeverisje dhe nëse s’mundet me ba këtë punë, i mbetet me shkue në zgjedhje. Vendimin e Partisë Demokratike kemi  me respektue”, ka deklarue Gashi.

 Simbas tij, as PDK e as LDK, nuk munden me mbajtë njana- tjetrën me zor në koalicion. Nëse PDK vendosë me dalë nga koalicioni, rruga e mbarë i qoftë”.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, mbas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thanë se edhe zgjedhjet e parakohshme konsiderohen si opcion për zgjidhjen e krizës politike në vend.