Gashi: Kallxim penal ndaj personave që ju dhanë mediave pamjet nga burgu i Prizrenit!

tomagashi

Në nji postim në Facebook, Gashi ka thanë se sot ka me dorëzue kallëzim penal ndaj “personave përgjegjës” që ju kanë dhanë mediave pamjet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, ku shihet se çfarë ka ndodh të Shtunën e kalueme në këtë qendër kur vdiq aktivisti i VV’s Astrit Dehari.

Gashi ka kerkue po ashtu edhe verifikimin e këtyne pamjeve nga ekspertët.

 

Ky asht postimi i plotë i Gashit në Facebook.

 

PARAQITET KALLËZIM PENAL KUNDËR PERSONAVE PËRGJEGJËS PËR MUNDËSIMIN E PUBLIKIMIT TË PAMJEVE NGA VIDEO KAMERAT E QENDRËS SË PARABURGIMIT NË PRIZREN Pa marrë parasysh se a janë të falsifikura, të montuara apo të vërteta pamjet e publikuara në media në rastin e vdekjës së aktvisit të “VETËVENDOSJËS” Astrit Dehari në Qendrën e paraburgimit në Prizren, para se këto pamje të analizohen nga ekspertët e angazhuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren z.Sylë Hoxha dhe duke e ditur se këto icizime nga kamerat e sigurisë janë marrë nga Policia e Kosovës më 05.11.2016.

Personat përgjegjës që i ka dhënë mediave pamjet nga Qendra e Praburgimit në Prizren deri sa ende nuk janë dhënë ende rezulatatet zyrtare në hetimin e rastit mbajnë përgjegjësi penale dhe për këtë unë si përfaqësues i familjës Dehari do të paraqesë kallëzim penal.

Kallëzimi penal do të paraqitet tek Kryeprokurori i shtetit z.Aleksandër Lumezi në orën 14.00h.