Gashi kallxon se kush ndikoi të deshmitarët për Azem Sylën!

tomagashi

Mbas përfundimit të seancës për Azem Sylën, avokati i tij, Tomë Gashi ka deklarue se prokurori ka pretendue se ka fakte që persona të caktuem n’emën të Azem Sylës kanë kontaktue deshmitarin, e jo vetë Syla.

Ai ka ripërsërit qendrimin e tij të mahershëm se klienti i tij nuk ka të bajë asgja me atë që pretendohej.

“Herën e kalueme kam deklarue se Azem Syla ka me respektue çdo vendim të gjykatës gja që ashtu ka veprue. Gjyqtarja e ka kuptue se dikush ka mund me dërgue këtë person, e jo Syla. Gjyqtarja nuk ka thanë se kur do ta sjell vendimin edhe pse ajo ka kohë deri nesër me caktue apo jo masën e paraburgimit. Syla e ka respektue vendimin e gjyqtares me përpikni”, tha Gashi.
“Deshmitarët duhet të mbrohen. Këtë person, Azem Syla e njeh mirëpo asht vërtetue që ai nuk e ka dërgue atë. Nëse dikush kontakton me ta n’emën të Sylës atëherë nuk asht problem i Azem Sylës”, tha Gashi, tue shtue se Azem Syla ka me u dergue në mbajtje deri në dhanien e vendimit nga ana e gjyqtares.