Gashi: Ma mirë qeveri gjithëpërfshimëse se qeveri me 61 vota

Partitë politike vazhdojnë me ndejt të barrikadueme në qëndrimet e tyne. Përderisa, PAN insiston në zgjedhjen e Kadri Veselit, kryetar i Kuvendit, Vetëvendosje dhe LDK vazhdojnë me kundërshtue kandidaturën e tij.

Në anën tjetër, pa zgjedhjen e kryeparlamentarit nuk mundet me u procedue me votimin e qeverisë.

Kësisoj, si mundësi për dalje nga kjo situatë asht propozue edhe formimi i nji qeverie gjithëpërfshimëse.

I kontaktuem nga ‘Indeksonline’, Arben Gashi, thotë se nuk asht opcion qe duhet qitë poshtë. Megjithatë, ai nuk sheh vullnet politik të partitë për formimin e nji qeverie të tillë.

“Mendoj se asht nji opcion ma i mirë se sa opcioni i formimit të qeverisë pa mbështetje politike më 61 deputetë. Dy prej të cilëve në mënyre jo transparente kishin me përkrahë ashtu siç po thuhet”, ka thanë deputeti i LDK.