Gashi: Me kane kontaktue palet te cilat munden me qene subjekt i hetimit nga Gjykata Speciale!

Avokati Tome Gashi, ka thane se Kosova sa i perket Gjykates Speciale ka ba leshime te jashtezakonshme, tue tha se deputetet me nji ngritje dore kane ba racizem me veprimet e tyne.

Ai ka theksue se aq ma shume asht ironike se ish-komandantet e luftes qe tash jane ne politike, kane thane se me themelimin e kesaj gjykate ka me u pastrue lufta e UÇK’s, por nese shkon dikush prej tyne ne qelite e Hages, atehere kjo e njollos ma shume luften e saj.

Avokat Gashi ka thane se kush akuzohet prej ma te vogelit deri me i madhi, sikur asht Presidenti, ka me u trajtue barabart ne dhomat speciale ne Hage, por jo me ligjet e Kosoves, te cilat jane vetem sa per sy e faqe, te shkrueme ne nji leter qe s’ka vlere.

Simbas tij, edhe emnimi i krejt prokuroreve dhe stafit bahet krejt prej BE’s dhe kjo s’ka lidhje me Kosoven edhe pse kjo asht ba per qytetaret e Kosoves.

Tome Gashi ka thane se ai punon me avokat te njoftun dhe simbas tij, kush ka nevoje per mbrojtje, ata jane ne gjendje me i dhane atyne pa dhane detaje shume se nga kush asht kontaktue deri tash, por ka pranue se tashma asht kontaktue nga pale te ndryshme, te cilet dyshojne se munden me qene subjekt i hetimit prej Gjykates Speciale.

Keto komente avokati Tome Gashi i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin, ne Televizionin Rrokum.