Gashi: Presim nga Gjykata Supreme me i lirue t’akuzuemit në rastin ‘Drenica’

lushtakusami

Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit ka shpallë fajtor Sami Lushtakun dhe krejt komandantët e Zonës Operative të Drenicës.

Tomë Gashi, njani nga avokatët e këtij rasti, ka paralajmërue se kanë me paraqitë ankesë në Gjykatën Supreme për arsye se ata janë dënue pa asnji provë.

“Afati për ankesa asht tre muej nga dita e djeshme. Na kemi me dërgue ankesën me shpresë se Gjykata Supreme si instanca ma e naltë gjyqësore ka me veprue drejt, ka me i lirue krejt të akuzuemit nga fajsia, tue përfshi Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe krejt të tjerët në këtë rast”, ka thanë Gashi për lajmi.net.

Simbas tij, krejt këta janë dënue për arsye politike dhe jo juridike.