Gashi: S’kam hy n’politike ta them fjalen e fundit t’paren, por keshtu si asht – Demarkacioni asht i panevojshem

Arben Gashi, deputet i LDK’s, ka thane se Demarkacioni fillimisht duhet me u aprovue ne Qeveri, e mandej duhet me ardhe ne Kuvend.

Deputeti i LDK’s keto komente i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.

Gashi ka thane se Demarkacioni nese ka vullnet mundet me u votue mbrenda javes.

Ai ka theksue se i konvenon Kosoves qe mos te ngutemi dhe Qeveria nese e veren qe ka probleme teknike, atehere duhet me formue komision ad-hoc per kete çashtje.

Deputeti Gashi ka theksue se nese Kosova po humb territor prej kesaj marreveshje, atehere duhet ba nji komision funksional i trajtimit te kesaj çashtje.

Gashi ka thane se ende s’e ka pa marreveshjen ne leter, por simbas tij, mbas konsultave me ekspertet, aty ka pa dyshime te shumta, tue shtue se nuk mundet me dhane vendime finale pa e pa ne detaje kete marreveshje.

Ai ka thane se ka shume baze me dyshue ne landen e kesaj marreveshje.

Arben Gashi ka thane se LDK asht parti e madhe dhe asht e gatshme kurdohere me shkue ne zgjedhje.

Simbas tij, pregaditjet jane ba dhe LDK i ka krye krejt obligimet qe i takojne edhe ne zgjedhjet dhe strukturat e partise, tue shtue se ne krahasim me partite tjera LDK asht nji shkalle ma nalte.