Gashi: Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut, EULEX nuk po ia fale “FAJIN” se jane shqiptare e kane luftue me sukses kunder okupatorit serb

“Na sot, ma ne fund, mbas 1 viti, kemi marre ftese me i paraqite ankesat per Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, e te tjeret, prej 11 Majit”, kallxoi mysafiri ne Rrokum Roll, avokati Tome Gashi.

Ai e quejti skandaloze pritjen 1 vit per me shqyrtue 1 lande, e kete ai ja adresoi EULEX’it, tue thane se faji i vetem i tyne ka qene qe ishin luftare kunder regjimt serb, luftare te lirise.

“EULEX asht tue ba gabime te qellimshme, se shume lehte mundemi me pa qe ka standarde te dyfishta”, tha Gashi dhe e kujtoi rastin Ivanovic.

Tue fole per deshmitaret, Gashi tha se akteret e rastit “Drenica” jane gjykue me halucinacione dhe se tendenca e vetme e EULEX asht me i mbajte ne paraburgim ish-komandantat e UÇK’s.

“Sylejman Selimi asht gjykue nga nji person me probleme psiqike. Kjo u konfirmue edhe nga analizat e bame. Nese rasti i Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut kishte me shkue ne Hage, asnji gjyqtar s’kishe me marre kete rast, se nuk ka prova. Keto kane qene tendencioze”, vleresoi Gashi.

Avokati shpreson qe kete “faj” te tyne ka me heq Gjykata e Apelit me rastin e vendosjes lidhun me ankesat e avokateve mbrojtes dhe se ata dhe komandantat e ushtaret tjere te UÇK’s ne rastin “Drenica”, Gjykata e Apelit ka me i gjete – “TE PAFAJSHEM”

Koalicionin AAK e Nisma,  Gashi e quejti loje politike, joshje mes liderave te dy partive politike.

Ai tha se arsyja qe u ba ky koalicion, asht fakti se asnjana prej tyne s’kishin me kalue pragun zgjedhor te vetme.

Ai madje shtoi se me kete koalicion, AAK e Nisma ju kane afrue ma shume pushtetit se sa opozites.

“Me kete akt, dy partite e kane humb kredibilitetin te opinioni publik karshi Vetevendosjes”, tha nder te tjera Gashi.