Gashi: Vetëvendosja ne vendet tjera kishte me u ndalue – me ligj!

Analisti Dardan Gashi, tue folë për subjektin e ri politik që asht tue u formue, ka thanë se kërkesa për nji organizatë të re asht e qytetarëve, për shkak të dështimit të opozitës, ma shumë sesa për shkak të keqqeverisjes së vendit, njofton Klan Kosova.

“Kërkesa për nji parti të re politike nuk asht ide e Ilirit as e Mimozës asht kërkesë e qytetarëve”, tha Gashi.

“Nji lëvizje e re asht e nevojshme dhe kjo ka ardhun ma shumë për shkak të dështimit të opozitës së bashkueme sesa prej qeverisë së keqe”.

Simbas tij, dekurajimi i parë ka ardhurln me dështimin e FER dhe duhet me u pa a ka me funksionue kjo.

“Mbas dështimit të FER’it ka pas dëshpërim të madh dhe kjo parti doket pak a shumë format i tillë”. Ai ka deklarue se Vetëvendosja në vendet tjera kishte me u ndalue me ligj, ndërsa e ka krahasue këtë subjekt me Listën Serbe, të cilat simbas tij kanë për qëllim shkatërrimin e shtetit.

“Në çdo vend të botës Lëvizja Vetëvendosje kishte me u ndalue me ligj. Lista Serbe dhe Vetëvendosja e ka cakun e njajtë, shkatërrimin e shtetit. Shpresoj që mos me dështue kjo iniciativë si FER-i, dështimi i FER-it ka ba që njerëz nga shoqnia civile me shkue në parti politike me establishment të etabluem”.