Gati krejt Prishtina sot pa ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftue se sot në Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Miradi e Epërme, Mati dhe Lagjja e Spitalit në Prishtinë, kanë me pasë ndërpremje të furnizimit me ujë të pijshëm 8 orë.

Zonat që kanë me pasë reduktime të kohë mbas kohshme mbrenda 8 orëve janë lagjet: Bregu i Diellit, Muhaxhirët, Dodona, Sofalia, Ulpiana, Dardania, Aktash.

Simbas njoftimit të Ujësjellësit “Prishtina”, në zonat me reduktime, munden me hy edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por kanë me u mundue që me tana mundësitë teknike operative të sistemit, të furnizojmë spitalin nga ndonji sistem tjetër.

“Arsyeja e ndërpremjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e tubit DN 600 nga pjesa e filtrave te rij te tubat tjerë egzistues mbrenda fabrikës, pjesë me të cilën dkanë me fillue edhe testimet paraprake te fabrikës – filtrave të ri në Badoc”, thuhet në njoftim.