Gati nji sulm tjetër terrorist, blindohet Londra, si kurrë ma parë (foto)

ISIS pa asnji mëdyshje mori përgjegjësinë e sulmit terrorist të djeshëm në metron e Londrës, ku mbetën të plagosun 29 persona.

Kjo simbas nji deklarate të transmetueme nga agjencia propagandas të Shtetit Islamik, ‘Amaq’.

Aktualisht simbas të gjitha mediave vendase, niveli i alarmit në Britani asht maksimal, mbasi siç deklaroi Kryeministrja Theresa May shërbimet sekrete britanike kanë të dhana se mund të ketë nji tjetër sulm të afërt, ndoshta edhe në përmasa ma të mëdha.

Ajo paralajmëroi se qytetarët në ditët në vijim do të shohin nji numër ma të madh të policisë dhe ushtarëve të armatosun nëpër rrugët e vendit.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiku Khan, në intervistën e tij radiofonike në LBC, tha se policia po vazhdon hetimet për të gjet dhe arrestue autorët e sulmit.

Policia, nga ana e saj, ka deklarue përmes nji komunikate për media se njisia anti-terroriste kreu nji “hetim të shpejtë për me identifikue ata që janë përgjegjës”, por shtoi se për momentin nuk ka ba “asnji arrestim”.

Nji rrjet televiziv zbuloi se autoritetet kanë identifikue nji nga të dyshumit e sulmit nga shqyrtimi i pamjeve të kamerave të sigurisë së metros.

Nga ana tjetër Presidenti i SHBA’ve Donald Trump shprehu mbështetjen për Qeverinë britanike.

Në nji bisedë telefonike me Kryeministren May ai “premtoi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Britaninë për me parandalue sulmet që synojnë qytetarët e pafajshëm”.

 

Image

Shperndaje në: